Sport

Pogba-Juve, të hënën takimi i madh! Në Itali e bëjnë të sigurt: Rikthimi po afron

Nga njëra anë dashuria për Juventusin, nga ana tjetër oferta më e favorshme nga PSG. Paul Pogba do të largohet nga Manchester United.

14 Maj 2022, 23:14 Nga DOSJA
Pogba-Juve, të hënën takimi i madh! Në Itali e
Paul Pogba

ITALI- Nga njëra anë dashuria për Juventusin, nga ana tjetër oferta më e favorshme nga PSG. Paul Pogba do të largohet nga Manchester United. Zv.presidenti i Juventusit, Pavel Nedved ka një marrëdhënie të mirë me francezin.

Marrëveshja nuk është mbyllur ende plotësisht dhe me PSG që kërkon me çdo kusht transferimin e lojtarit. Pogba ka shprehur dëshirën për të ulur pagën vetëm të transferohet në Torino.

Dhe nëse lehtësimi i taksave i parashikuar nga Dekreti i Rritjes ndihmon, avokatja Rafaela Pimenta dhe drejtuesit e Juventusit po punojnë për të përballuar kostot. Nga pikëpamja ekonomike (rroga 7-8 milionë plus bonuse; aktualisht francezi fiton 13 neto plus bonuse), por optimizmi është në rritje. Mendohet se të hënën do të zhvillohet një takim me agjentin e lojtarit.

E.Ç (Dosja.al)

10924 12505

Sondazh

Poll