Sport

FA CUP/ 120 minuta asnjë gol dhe 11 penallti të goditura; Liverpool feston titullin e parë të sezonit, mundet Chelsea

Liverpool fiton finalen e FA Cup. Përballë Chelsea-t, skuadra Jurgen Klopp ia del të triumfojë falë penalltive.

14 Maj 2022, 20:30 Nga DOSJA
FA CUP/ 120 minuta asnjë gol dhe 11 penallti të goditura; Liverpool
Liverpool

ANGLI- Liverpool fiton finalen e FA Cup. Përballë Chelsea-t, skuadra Jurgen Klopp ia del të triumfojë falë penalltive. Një ndeshje që zgjati 120 minuta, përfunduar me shifrat 0-0. Një përballje ku nuk munguan rastet e shumta.

Luis Diaz për Liverpool nuk ishte në ditë të mirë, pasi humbi një mori rastesh. Ndërkohë, për londinezët ishin të shumta me Marcos Alonso por edhe Romelu Lukaku që nuk u treguan të saktë.

Sakaq, edhe fraksioni i dytë nisi më mirë për Chelsean me Alonson që këtë herë u ndal nga traversa. Megjithatë, në vazhdimin e pjesës së dytë, të kuqtë e morën veten dhe patën mundësi me anë të Luis Dias dhe Diogo Jotas. Ndërkohë nga penalltitë, Liverpool fitoi me shifrat 6-5, teksa vendimtar ishte goli i Tsimkas, ndërsa Azpilicueta dhe Mount humbën penalltitë për Chelsea-n.

E.Ç (Dosja.al)

5720

Sondazh

Poll