Sport

Gjykoi Man.City-Real Madrid, UEFA sjell për finalen në Tiranë arbitrin rumun!

11 Maj 2022, 16:51 Nga DOSJA
Gjykoi Man.City-Real Madrid, UEFA sjell për finalen në Tiranë

EUROPË– Në rendin kronologjik të datës së ndeshjeve, Komiteti i Arbitrave të UEFA-s ka shpallur arbitrat që do të gjykojnë në finalet e kompeticioneve europiane për klube. Slavko Vinčić do të arbitrojë finalen e Europa League midis Eintracht Frankfurt dhe Rangers, që do të luhet në Estadio Ramón Sánchez-Pizjuán në Sevilje, Spanjë, të mërkurën më 18 maj në orën 21:00.

Një arbitër ndërkombëtar që nga viti 2010, slloveni 42-vjeçar ka marrë drejtimin e nëntë ndeshjeve të UEFA Champions League që nga raundi i play-off-it, këtë sezon, duke përfshirë ndeshjen e dytë çerekfinale midis FC Bayern Munchen dhe Villarreal. Komiteti i arbitrave të UEFA-s ka zbuluar se rumuni Istvan Kovacs do të gjykojë finalen e Conference League ndërmjet Romës dhe Feyenoord, që do të luhet në ‘Air Albania’, të mërkurën më 25 maj në orën 21:00.

Kovacs ka qenë një arbitër ndërkombëtar që nga viti 2010 dhe do të marrë drejtimin e finales së tij të parë të kompeticionit UEFA për klube. Këtë sezon, 37-vjeçari ka drejtuar në 10 ndeshje të kompeticionit për klube, duke përfshirë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League ndërmjet Manchester City dhe Real Madrid.
Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka caktuar Clément Turpin për të arbitruar finalen e UEFA Champions League ndërmjet Liverpool dhe Real Madrid, e cila zhvillohet në Stade de France në Saint-Denis, Francë, të shtunën më 28 maj në orën 21:00.

39-vjeçari francez, një arbitër ndërkombëtar që nga viti 2010, do të gjykojë në finalen e tij të parë të Champions League, pasi shërbeu si gjyqtari i katërt në finalen e 2018. Ai ka arbitruar shtatë ndeshje të UEFA Champions League që nga raundi i play-off-it, këtë sezon, duke përfshirë ndeshjen e parë çerekfinale midis Chelsea-t dhe Real Madrid. Sezonin e kaluar ai drejtoi finalen e UEFA Europa League.

E.Ç (Dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

sport sport conference league uefa conference league uefa

Sondazh

Poll