Sport

Haaland te Man.City, Klopp ‘xheloz’ për transferimin; fjalët e teknikut gjerman

11 Maj 2022, 10:51 Nga DOSJA
Haaland te Man.City, Klopp ‘xheloz’ për transferimin;

ANGLI– Liverpool mundi Aston Villan e Gerrard 2-1 në takimin e javës së 33-të ne Premier League dhe shkon në kuotën e 86 pikëve, po kaq sa ka edhe Manchester City me një ndeshje më tepër për të luajtur. Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool ka folur për ekipin e City-t, duke prekur pak edhe transferimin e Erling Haaland.

“Ai është një bishë, Erling është një lojtar i madh, por Manchester City, për mënyrën se si luan, nuk i fiton ndeshjet falë një lojtari të vetëm. Është një blerje e madhe, Haaland do të shënojë shumë gola.”

Duke iu rikthyer ndeshjes ndaj skuadrës së Gerrard, trajneri gjerman komentoi: “Të fitosh ndaj Aston Villa-s nuk është e lehtë, është një ekip me shumë cilësi. Ata na vunë nën presion, por ne iu përgjigjëm menjëherë,” nënvizoi Klopp.

E.Ç (Dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

sport sport haaland klopp manchester city haaland klopp manchester city

Sondazh

Poll