Sport

U përplas kokë më kokë me Gavin, Xavi jep lajmin për gjendjen e Araujo-s

11 Maj 2022, 11:02 Nga DOSJA
U përplas kokë më kokë me Gavin, Xavi jep lajmin për

SPANJË– Ditën e sotme është bërë e ditur gjendja shëndetësore e mbrojtësit të Barcelonës Ronald Araujo. Në takimin ndaj Celta Vigos, uruguajani u përplas me Gavin, shokun e skuadrës dhe ishte ndërhryja e stafit mjekësor që i shkoi menjëherë në ndihmë.

Lojtari më pas u transferua në spital dhe kaloi natën aty si një masë paraprake. Vetë Xavi shpjegoi menjëherë pas ndeshjes: “Araujo është mirë. Ai është i vetëdijshëm – shpjegoi tekniku – Shpresojmë që nesër të jetë në shtëpi. Në fillim ishim shumë të shqetësuar nga frika se mund të ndodhte ndonjë fatkeqësi.” Araujo doli nga fusha me ambulancë në minutën e 62-të.

E.Ç (Dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

sport sport barcelona ronald araujo barcelona ronald araujo

Sondazh

Poll