Sport

Origi edhe më afër Milanit: belgu pa rinovim automatik me Liverpoolin…

11 Maj 2022, 10:42 Nga DOSJA
Origi edhe më afër Milanit: belgu pa rinovim automatik me

ITALI – Divock Origi është një hap më afër veshjes së fanelës së Milanit. Sulmuesi belg në fakt nuk e ka arritur numrin minimal të ndeshjeve që do të shkaktonte rinovimin automatik të kontratës me Liverpoolin. Kështu ai do të jetë zyrtarisht lojtar i lirë në një transfertë me kosto zero në fund të sezonit.

Pasi kjo pengesë e fundit të ketë rënë, kuqezinjtë mund të mbyllin marrëveshjen: kontrata me sulmuesin belg ka qenë prej disa kohësh një synim, por për ta finalizuar atë duhet pritur sezoni i “Reds” që të mbyllet, ose finalja e Champions League në maj 28.

Maldini dhe Massara kishin disa muaj që punonin në profilin e belgut, të lindur në vitin 1995, i cili tashmë është gati të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me vlerë rreth 4 milionë euro në sezon.

Këtë sezon Origi ka bërë vetëm 6 ndeshje në Premier League dhe dy javë nga përfundimi i kampionatit nuk do të arrijë dot te 10-ta e nevojshme për zgjatjen e njëanshme të kontratës. Megjithë ndeshjet e pakta, ai ka shënuar 3 gola dhe 1 asistim te “Reds”.

Trajneri Pioli tashmë po fërkon duart, sepse nga sezoni i ardhshëm do të mund të llogarisë në një sulmues relativisht të ri dhe fleksibël, i aftë për të luajtur edhe si sulmues i parë dhe si anësor. Ai është lojtari i parë për Milanin e së ardhmes.

B.T (Dosja.al)

 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

sport sport divock origit kusherinjte e milanit trajneri i milanit divock origit kusherinjte e milanit trajneri i milanit

Sondazh

Poll