Sport

2100 forca sigurie, ardhja e trofeut dhe 400 vullnetarë, axhenda e finales së Tiranës

11 Maj 2022, 11:13 Nga DOSJA
2100 forca sigurie, ardhja e trofeut dhe 400 vullnetarë, axhenda e finales

TIRANË– Kur kanë mbetur vetëm 14 ditë nga finalja e madhe e UEFA Conference League që do të zhvillohet në Tiranë, e gjithë vëmendja e opinionit europian e botëror është kthyer nga Tirana. Stadiumi “Air Albania” do të presë për herë të parë një finale europiane, teksa i gjithë qyteti është vënë tashmë në dispozicion të kësaj ndeshje historike, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vetë UEFA-n, pasi kjo është hera e parë që ky kompeticion zhvillohet.

Gazmend Malo, drejtori i marketingut pranë FSHF-së zbulon të gjithë aktivitetet që do të organizohen në kryeqytet, që nga brandimi i qytetit, tek ardhja e trofeut dhe mbrëmja gala që do të zhvillohet te Teatri i Operas dhe Baletit si dhe pikat e takimit të tifozëve

“Rruga kryesore e hyrjes në Tiranë që është Rruga e Durrësit do të ketë sinjalistika për ekipet ku do të shkojnë dhe orientimet e rastit. Sheshi “Skënderbej” do të ketë një organizim të veçantë, i quajtur “Fan Fest”, dhe ku të gjithë njerëzit mund të hyjnë dhe ku do të ketë lojëra futbolli për të gjithë. Futbolli do të jetë “tema e ditës” për të gjithë. Do të vijë trofeu i vërtetë, i ruajtur me security maksimal dhe të gjithë njerëzit mund të vijnë të bëjnë foto, por nuk mund ta prekin.

Përveç sheshit “Skënderbej” ka edhe dy pika ku do të organizohen dy tifozeritë e klubeve që do të vijnë në Tiranë, të quajtura “Fan Meeting Point”. Secila tifozeri ka grupimet e veta dhe është menduar edhe se si do të drejtohen për të shkuar në pikat e tyre të takimit, përmes ekraneve, tabelave drejtuese. Një pikë do të jetë te Pedonalja në Tiranë, ndërsa pika tjetër e takimit do të jetë te diga e liqenit. Do të ketë darkë gala sa i përket protokollit zyrtar të ndeshjes. Mbi 2100 forca sigurie dhe 400 vullnetarë që do të kenë funksione të ndryshme në këtë event historik do të angazhohen në finalen e 21 majit.” – thotë Gazmend Malo.

E.Ç (Dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

sport sport conference league conference league

Sondazh

Poll