Sport

Ceferin dënon dhunën në Euro: “Ta bëjmë futbollin një model frymëzimi”

11 Maj 2022, 13:12 Nga DOSJA
Ceferin dënon dhunën në Euro: “Ta bëjmë futbollin

AUSTRI – Dhuna e tifozëve, që shpërtheu në finalen e Kampionatit Europian mes Anglisë dhe Italisë vitin e kaluar është e papranueshme dhe nuk duhet të ndodhë më kurrë, tha të mërkurën presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Finalja e 11 korrikut 2021 u dëmtua nga përleshjet midis tifozëve dhe zyrtarëve rreth stadiumit “Wembley”, ku me qindra tifozë pa bileta thyen kordonët e sigurisë. Federata e Futbollit të Anglisë tha, se ishte e tmerruar nga nivelet e konsiderueshme të dhunës së turmës dhe kërkoi falje.

Duke folur në Vjenë në kongresin e organit qeverisës të futbollit europian, Ceferin tha se sporti duhet të njohë sukseset dhe dështimet e tij. “Ne kemi ende shumë probleme për të zgjidhur për ta bërë sportin tonë një model dhe një burim më të madh frymëzimi se sa është sot”,- tha presidenti i UEFA-s.

“Imazhet e dhunës në stadiumin “Wembley” gjatë finales së Euros së vitit të kaluar janë të papranueshme. Kur një familje shkon për të parë një lojë në ndonjë kompeticion, duhet të jetë një kohë argëtimi, festimi dhe argëtimi. Njerëzit duhet të ndihen të sigurt brenda dhe përreth një stadiumi. Ata nuk duhet të ndihen kurrë në rrezik. Me ndihmën e autoriteteve kjo nuk duhet të ndodhë më kurrë”. 

B.T (Dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

sport sport aleksander ceferin ne tirane presidenti i uefa-s presidentit aleksandr ceferin aleksander ceferin ne tirane presidenti i uefa-s presidentit aleksandr ceferin

Sondazh

Poll