Sport

Rüdiger te Reali, tani Alaba në të majtë. Marcelo drejt largimit

11 Maj 2022, 10:28 Nga DOSJA
Rüdiger te Reali, tani Alaba në të majtë. Marcelo drejt

SPANJE – Si do të përshtatet Antonio Rüdiger në tabelën e shahut të Real Madridit?

Kjo është pyetja që të gjithë po i bëjnë vetes në Spanjë orët e fundit, pasi Florentino Perez ka përcaktuar marrëveshjen me futbollistin gjerman, të cilit i skadon kontrata me Chelsean.

Mbrojtësi do të fitojë 9-10 milionë euro neto në sezon dhe do të forcojë baterinë e repartit të prapavijës në dispozicion të Carlo Ancelottit.

Po Alaba? Me ardhjen e Rudiger dhe qëndrimin e Eder Militão, mbrojtësi austriak do të jetë në gjendje të rikthehet për të luajtur edhe në të majtë dhe të jetë një alternativë ndaj Mendy.

Këtë vit, në fakt, shumë shpesh Ancelotti u detyrua të përdorte Nacho kur ai mungonte, një problem që nuk duhet të përsëritet me ardhjen e Rudiger vitin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, mosrinovimi i kontratës së një flamuri si Marcelo është thuajse i dukshëm, braziliani 34-vjeçar me gjasa do të largohet nga Madridi pas 15 vitesh.

B.T (Dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

sport sport kafshimi i antonio rüdiger skuadra e real madridit trajneri i real madridit kafshimi i antonio rüdiger skuadra e real madridit trajneri i real madridit

Sondazh

Poll