Sport

Ish-futbollisti i Ajax-it, vdiq pasi u rrah nga familja e tij. Nisin hetimet…

11 Maj 2022, 15:57 Nga DOSJA
Ish-futbollisti i Ajax-it, vdiq pasi u rrah nga familja e tij. Nisin

HOLANDE – Ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare, Jody Lukoki, futbollisti që luajti për Ajax-in , një lojtar titullar i kombëtares së Republikën Demokratike të Kongos dhe që kishte mbrojtur ngjyrat e Holandës në kategoritë më të ulëta.

Gazeta ‘Parool’ raporton se Lukoki vdiq nga arresti kardiak në një spital të Almere, pasi u rrah nga anëtarët e familjes së tij gjatë një debati.

Sipas ‘Algemeen Dagblad’, të dielën futbollisti shkoi në spital, duke u ankuar për dhimbje koke dhe dhimbje në gju, por gjendja e tij ishte më e rëndë nga sa mund të dukej në fillim.

“Dutch News” raporton se mjekët vendosën t’i prisnin këmbën, e cila i ishte infektuar keq, por ai ra në koma pas operacionit dhe pësoi një arrest kardiak. Për vdekjen e Jody Lukoki tani ka nisur një hetim policor.

Lojtari nga Kindu, i Zairesë, i cili po shërohej nga një dëmtim i rëndë i ligamenteve, luajti gjatë gjithë karrierës së tij për Ajax, Cambuur, Zwolle, Ludogorets dhe Yeni Malatyaspor.

Skuadra e fundit e Lukokit ishte Twente, me të cilën ai nuk debutoi për shkak të dëmtimit.

B.T (Dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

sport sport ajax bën pjesë të tij eriksen arbitrit holandez makkelie lukoki vdiq një tjetër fitore për ajax ajax bën pjesë të tij eriksen arbitrit holandez makkelie lukoki vdiq një tjetër fitore për ajax

Sondazh

Poll