Bota

Dorëheqja e Haradinajt/ Reagon Thaçi: Besoj në pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe luftëtarëve të saj

19 Korrik 2019, 16:07 Nga DOSJA
Dorëheqja e Haradinajt/ Reagon Thaçi: Besoj në

KOSOVË- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Në një status në Facebook, Thaçi shkruan se beson në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë.

“Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së. Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij. Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë. Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë,”-shkruan Thaçi.

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme pasi është thirrur për të dëshmuar në Hagë.

Në një konferencë për shtyp, Haradinaj është shprehur se hoqi dorë nga posti pasi nuk mund ta cënonte nderin e Kosovës. Së shpjeti Kosova zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dorehiqet ramush haradinaj hashim thaci dorehiqet ramush haradinaj hashim thaci

Sondazh

Poll