Bota

Largohet Haradinaj, Kurti: Dorëheqje e vonuar dhe me arsye të gabuar, tani të flasë populli

19 Korrik 2019, 15:59 Nga DOSJA
Largohet Haradinaj, Kurti: Dorëheqje e vonuar dhe me arsye të gabuar,

TIRANË- Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt.

Me anë të një postimi në Facebook Kurti shkruan se dorëheqja e Haradinaj nga posti i kryeministrit është një akt i vonuar.

“Dorëheqje e vonuar me arsye të gabuar. Z.Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit. Moti është dashur të japë dorëheqje. Psh. kur e ndërroi qëndrimin për demarkacionin me Malin e Zi, kur ia rriti pagën vetvetes, kur emëronte nëpër borde e menaxhmente ndërmarrjesh me mbiemra familjesh e librezë partie, kur me 13 dhjetor 2018 e dha propozimin për marrëveshje “Ahtisaari Plus” me Serbinë, kur e paloi e rrafshoi buxhetin me asfalt, kur e kërcënoi prokurorin Blakaj, kur delegacioni për bisedime me Serbinë i doli anti-kushtetues etj.etj. Së fundi e pa që mocionin e mosbesimit të opozitës do ta votonin edhe disa prej deputetëve që e kishin mbështetur fillimisht. E kuptoi atë që ia kishim thënë dikur: kryeministrinë e ka pasur si biçikletë hua nga PDK-ja për të bërë ndonjë xhiro… Ne ishim e jemi kundër Gjykatës Speciale. Kemi nevojë për gjykata normale kundër krimit e korrupsionit në paqe dhe jo për edhe një gjykatë speciale kundër kinse krimeve të luftës së UÇK-së. Ata që e votuan, e vunë veten e tyre dhe gjithë Kosovën nën shantazhin e interesave gjeopolitike jashtë kontrollit tonë. Për drejtësi të vërtetë, zhvillim të qëndrueshëm, progres shoqëror, demokraci institucionale, menjëherë nevojiten zgjedhje të reja parlamentare. Duhet të flasë populli, të cilin aq shumë e shtypën dhe e zhvatën,”-shkruan Kurti.

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme pasi është thirrur për të dëshmuar në Hagë.

Në një konferencë për shtyp, Haradinaj është shprehur se hoqi dorë nga posti pasi nuk mund ta cënonte nderin e Kosovës. Së shpjeti Kosova zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti dorehiqet ramush haradinaj albin kurti dorehiqet ramush haradinaj

Sondazh

Poll