Bota

Thirret si i dyshuar në Hagë, jep dorëheqjen kryeministri Haradinaj: Për të ruajtur nderin e Kosovës

19 Korrik 2019, 14:21 Nga DOSJA
Thirret si i dyshuar në Hagë, jep dorëheqjen kryeministri

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pasi është thirrur për t’u marrë në pyetje si i dyshuar në Gjykatën Speciale të Hagës.

Në një prononcim për mediat, me lot në sy, Haradinaj është shprehur se ka hequr dorë nga posti pasi nëse merrej në pyetje si kreu i qeverisë së Kosovës rrezikonte nderin e vendit.

Gjatë fjalës së tij para mediave, Haradinaj ka njoftuar se sërish do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të zhvillohën duke shprehur se sovrani do t’i japë sërish besimin për të drejtuar vendin. 

Përveç Haradinaj Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i presidentit Thaçi dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së.

FJALA E PLOTË:

Ramush Haradinaj: Sapo e informova qeverinë. Kam dhënë dorëheqjen e parevokueshme, arsyeja është sepse jam ftuar që të intervistohem si i dyshuar për pranë Gjykatës së Posatshme. Javën tjetër do të paraqiten dhe se nuk mund të shkoj si kryetar i qeverisë. Për ta ruajtur nderin e qeverisë dhe të shtetit kam menduar se është e drejtë që e mora këtë vendim. Unë do ta respektoj pjesën ligjore të një luftëtari shqiptar që ka mbrojtur vendin e tij. Ndërsa pjesa politike mendoj që është shumë gabim që Kosova të përballojë një çmim të papërballueshëm për njohjen e saj. Me këtë dorëheqje qeveria në dorëheqja i kryen detyrat e veta. Unë do t’i ofrohem sërish popullit për të më votuar. Do të garoj sërish në zgjedhje.

Pyetje: Jeni me lot në sy a keni qarë?

Ramush Haradinaj: Me lot në sy nuk jam. Unë nuk e di se di dukem atje. Jam i emocionuar por nuk kam qarë. Nuk është një vendim i lehtë kuptohet por ky është realiteti. Më thanë a do të shkosh në intervistë si kryetar i Kosovës, por mendoj se nuk duhet t’ja bëja Kosovës këtë gjë. Edhe nuk ia bëj!

Pyetje: A mendoni që ky vendim i Speciales lidhet me drejtësinë apo fshihet diçka pas?

Ramush Haradinaj: Më rëndësi është që Kosova duhet të bëhet gati për zgjedhje.  Edhe pse jemi vend i ri dhe vogël nuk do mundet askush që ta poshtërojë Kosovën asnjëherë.

Pyetje: Pse jeni kaq i sigurtë për zgjedhjet e reja?

Ramush Haradinaj: Unë vlerësoj që mandati t’i kthehet sovranit dhe ai më pas vendos.

Kjo nuk është hera e parë që Haradinaj jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Më 8 mars, të vitit 2005, vetëm 100 ditë pasi kishte marrë detyrën, Haradinaj u dorëhoq pas aktakuzës së parë të ngritur ndaj tij nga Tribunali i Hagës për krime lufte në territorin e ish-Jugosllavisë.

Në vitin 2008, Gjykata e Hagës e shpalli atë të pafajshëm. Katër vjet pas u bë rigjykimi i tij, po në Tribunalin e Hagës. Por, në vitin 2012, Ramush Haradinaj sërish u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat që e ngarkonin atë për krime lufte.

Një proces tjetër ndaj tij u ndoq edhe më 2017, por kësaj radhe në Colmar të Francës,ku autoritetet franceze, më 4 janar, e ndaluan atë mbi bazën e një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia për krime lufte. Por, pas një procesi gjyqësor ndaj tij, drejtësia franceze e kishte liruar atë më 27 prill.

Ramush Haradinaj u zgjodh për herë të dytë në postin e kryeministrit të Kosovës më 9 shtator, 2017. Ditën e djeshme në Vjenë u ndalua për pak minuta vëllai i tij, deputeti i AAK-së Daut Haradinaj. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dorehiqet ramush haradinaj gjykata e hages kosove ramush haradinaj dorehiqet ramush haradinaj gjykata e hages kosove ramush haradinaj

Sondazh

Poll