Bota

Luftanija amerikane rrëzon një aeroplan iranian pa pilot

19 Korrik 2019, 13:46 Nga DOSJA
Luftanija amerikane rrëzon një aeroplan iranian pa pilot

SHBA –Donald Trump, ka njoftuar se marina amerikane ka qëlluar një aeroplan iranian pa pilot, që ndodhej në ngushticën e Hormuzit.

 

“Anija mori masa mbrojtëse kundër një aeroplani iranian që ishte në një distancë shumë të afërt, afërsisht 900 metra, duke injoruar thirrjet e shumëfishta, dhe duke kërcënuar sigurinë e anijes dhe të ekuipazhit të anijes”, tha Presidenti Trump.

Presidenti amerikan e ka quajtuar si provokim këtë rast të fundit nga ana e Iranit, në lidhje me anijet në ujërat ndërkomëbtare.

“Shtetet e Bashkuara rezervojnë të drejtën për të mbrojtur personelin, objektet dhe interesat tona”, tha Trump.

Anija amerikane i përket grupit të madh të anijeve të marinës që janë të pozicionuara mes Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit, ku forcat e mëdha ushtarake mbrojnë SHBA-në.

Sulmi i avionit iranian nga SHBA-ja, ka ardhur një muaj pas rrëzimit të dronit amerikan  nga Irani mbi hapësirën ajrore ndërkomëbtare.

Irani është në ditë shumë të vështira, teksa është përplasur  jo vetëm me SHBA, por edhe me Britaninë e Madhe ku konfiskoi një “çisternë të huaj” dhe 12 anëtarët e ekuipazhit si shkak i naftës kontabandë.

U dyshua që çisterna i përket Britanisë, pas një përplasje me Iranin, por ndërkohë kanë reaguar edhe zyrtarët amerikanë duke i bërë thirrje Iranit të lirojë çisternën e konfiskuar.

Marrë dhe përshtatur nga ibtimes

(A.C/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dnald trump irani rrezon dronin amerikan shba rrezon aeroplanin iranian dnald trump irani rrezon dronin amerikan shba rrezon aeroplanin iranian

Sondazh

Poll