Bota

Falsifikonin Ferrarin dhe Lamborghinin, arrestohen babë e bir në Brazil

19 Korrik 2019, 09:51 Nga DOSJA
Falsifikonin Ferrarin dhe Lamborghinin, arrestohen babë e bir në

BRAZIL- Policia braziliane ka rënë në gjurmët e dy personave që menaxhonin një fabrikë të rreme të makinave lukzose. Por dy të arrestuarit babë e bir do të përballen me akuza të forta, pasi kanë vjedhur imazhin e kompanive më të famshme në botë.

Kjo fabrikë nuk kishte autorizimin e prodhimit të këtyre dy makinave, por punonin në mënyrë të fshehtë.

Zyrtarët e Njësisë Hetimore të Policisë Civile Santa Catarina kapën tetë kopje të makinave Ferrari dhe Lamborghini ditën e hënë, sipas një njoftimi për shtyp të policisë.

Policia tha se kopjet u publikuan në rrjetet sociale për 180.000, 48.000 dhe 250,000 reals braziliane. Sipas website motoring motor1.com, çmimi real për një Ferrari të vërtetë është rreth  215,000  reals braziliane.

Gjithashtu nga fabrika e rreme u konfiksuan edhe akesosrë të tjerë për makina, tha policia.

Dyqani ishte në pronësi të babait dhe djalit, të cilët ishin arrestuar të dy dhe po përballen me akuza penale për falsifikim të pronës komerciale.

Gjithashtu edhe në vitin 2010, një burrë tajlandez arriti të fitojë famë për aftësinë në ndërtimin e kopjeve të Ferraris, Porsches dhe Aston Martins.

Marrë dhe përshtatur nga CNN

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota babe e bir krijojne kompanine e rreme brazil prodhonin kopje te ferrari dhe lamborghini babe e bir krijojne kompanine e rreme brazil prodhonin kopje te ferrari dhe lamborghini

Sondazh

Poll