Bota

Një tigër në shtrat, banori indian tmerrohet nga ajo çfarë sheh në dhomë (FOTO)

19 Korrik 2019, 11:37 Nga DOSJA
Një tigër në shtrat, banori indian tmerrohet nga ajo

INDI– Përmbetjet e mëdha që kanë ndodhur kohët e fundit në Indi kanë sjellë dhe një histori të pazakontë. Një tigër femër është larguar nga Parku Kombëtar i Kaziranga-s, ku në 92 ditët e fundit kanë vdekur shumë kafshë nga përmbytjete e mëdha, duke u strehuar në shtëpinë e një banori në Indi.

Sapo e kanë parë, banorët e shtëpisë janë larguar menjëherë nga frika, dhe tigri i qetë ka gjetur strehu dhe është shtrirë në shtratin e indianite, duke bërë një sy gjumë.

Zyrtarë të një grupi të ruajtjes së kafshëve të egra arritën në shtëpi dhe krijuan një rrugë të sigurt shpëtimi për të, duke e dërguar përsëri në xhungël.

Rathin Barman, i cili udhëhoqi operacionin e shpëtimit, tha se tigresha hyri në shtëpi gjatë mëngjesit dhe fjeti për një kohë të gjatë, duke kaluar gjithë natën aty.

Pavarësisht se banorët e shtëpisë u larguan sapo panë tigrin, indianët I vlerësojnë shumë kafshët e egra dhe kanë një respekt të veçantë për to. I zoti i shtëpisë Motilal tha për BBC se do të ruajë çarçafët dhe jastëkun në të cilat është mbështetur tigri.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota permbytjet ne indi tigri ne dhomen e gjumit tigri ne shtrat xhungla permbytjet ne indi tigri ne dhomen e gjumit tigri ne shtrat xhungla

Sondazh

Poll