Bota

Ministri serb provokon Kosovën: Armët po i marrim nga Franca sepSe na beson, ndërsa Prishtina i ngjan ISIS-it

19 Korrik 2019, 10:45 Nga DOSJA
Ministri serb provokon Kosovën: Armët po i marrim nga Franca sepSe na

BEOGRAD- Gjatë vizitës dy ditore në Beograd Presidenti francez Emmanuel Macron nënshkroi 5 marrëveshje që i takojnë sfrerës së ushtrive dhe armatimit. Dhe në këtë mënyrë Beogradi do të kishte akses në marrjen e armatimeve nga Franca.

Por kjo gjë nuk u ka pëlqyer zyrtarëve kosovar, ku Haradinaj ka deklaruar se nuk e kupton armatosjen në një nivel kaq të lartë të Serbisë. Gjithashtu Haradinaj është shprehur se Kosova po armatoset kaq shumë ndoshta për faktin se BE-ja nuk po e njeh ende Kosovën si shtet.

 “Kur një shtet i fuqishëm si Franca të lejon ty që të blesh armatim, kjo nënkupton se ata kanë besim në ty. Ju nuk mund të gjeni sisteme të tilla armatimi tek terroristët e Shtetit Islamik, dhe Shteti Islamik është i ngjashëm me atë që po e bën Prishtina. Është sikur të krahasosh Shtetin Islamik me Bashkimin Evropian”, ka thënë Aleksander Vulin për RTS.

Vulin ka shtuar se Haradinaj është i zemëruar për faktin se projekti i pavarësisë së Kosovës nuk ka përfunduar akoma.

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni jeni bere si isis-i presidenti serb provokon prishtinen jeni bere si isis-i presidenti serb provokon prishtinen

Sondazh

Poll