Bota

Pak para dorëheqjes, Haradinaj njofton qytetarët: Caktohet ekipi për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

19 Korrik 2019, 15:13 Nga DOSJA
Pak para dorëheqjes, Haradinaj njofton qytetarët: Caktohet ekipi

KOSOVË- Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, u miratua vendimi për caktimin e ekipit për korrigjimin e Kufirit me Malin e Zi.

Në një postim në facebook, Haradinaj shkruan se “Kosova cakton ekipin për korrektimin e kufirit me Malin e Zi!”.

Kosova cakton ekipin për korrektimin e kufirit me Malin e Zi!

Vendimi i parë i miratuar në Mbledhjen e sotme të Qeverisë ishte autorizimi për përfaqësimin e Kosovës në Trupën Punuese për rishikimin dhe korrektimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Trupa Punuese emërohet duke u mbështetur në Deklaratën e Përbashkët të dy Presidentëve, të datës 16 shkurt 2018, me të cilën është paraparë themelimi i Trupës së Përbashkët Punuese për rishikim dhe korrektim të vijës kufitare në sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlebit. Në Trupën Punuese do të jetë Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, dhe, sipas nevojës, do të mbështetët me ekspertizë shtesë në zbatim të detyrave të dhëna”, ka shkruar Hardinaj në Facebook.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni korrigjimi kufirit me malin e zi qeveria e kosves ramush haradinaj korrigjimi kufirit me malin e zi qeveria e kosves ramush haradinaj

Sondazh

Poll