Bota

Masakra e Srebrenicës/ Gjykata Supreme shpall Holandën vetëm 10% fajtore, ja arsyeja

19 Korrik 2019, 10:12 Nga DOSJA
Masakra e Srebrenicës/ Gjykata Supreme shpall Holandën vetëm 10%

HOLANDË- Gjykata Supreme ka shpallur vendimin se Holanda ka qënë vetëm 10% përgjegjëse për masakrën e Srebrenicës në Bosnje.

Sipas vendimit, Holanda ishte pjesërisht përgjegjëse për 350 vdekje banorëve në Srebrenicë.

Nëse forcat holandeze u kishin dhënë burrave mundësinë për të qëndruar në kompleksin e tyre, kishte vetëm një shans 10% që ata nuk do të kishin rënë në duart e serbëve dhe kështu shteti holandez duhet të jetë përgjegjës vetëm për atë pjesë të dëmeve të pësuara nga të vdekurit”, thuhet mes tjerash në vendimin e Gjykatës Supreme e Holandës.

Më herët Gjykata e Apelit e kishte caktuar 30%  përgjegjësinë holandeze për masakrën që ndodhi në vitin 1995.

Lufta në Bosnje dhe Herzegovinë shpërtheu pas shpërbërjes së Jugosllavisë, që i vuri kundër njëri tjetrit banorët e këtij rajoni: serbët e Bosnjes, kroatët dhe myslimanët. Kur përfundoi konflikti në vitin 1995, ishin vrarë rreth 100,000 njerëz dhe më tepër se 2 milionë u zhvendosën, duke e shndërruar në konfliktin më shkatërrimtar në Europë, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni gjykata supreme holande masakra e srebrenices gjykata supreme holande masakra e srebrenices

Sondazh

Poll