Aktualitet

La jetimë dy të mitur/ Burri mbyt gruan në Greqi, merr vetë Policinë në telefon: E vrava!

6 Maj 2022, 07:31 Nga DOSJA
La jetimë dy të mitur/ Burri mbyt gruan në Greqi, merr vetë

GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi, në zonën e Kavallës në Greqi. Një burrë 55-vjeçar vrau gruan e tij dhe më pas tentoi t’i jepte fund jetës së tij. Sipas informacioneve, ngjarja tragjike është bërë e ditur për Policinë greke mëngjesin e së premtes në orën 00:30, kur autori ka telefonuar policinë dhe ka pranuar krimin. “Kam vrarë gruan time”-i tha ai policisë. 

Autoritetet mbërritën menjëherë në farmacinë e viktimës 43-vjeçare dhe gjetën trupin e pajetë. Sipas mediave greke, 55-vjeçari, i cili punon në një kompani grumbullimi, pas një debati të fortë me gruan e tij dyshohet se pasditen e së enjtes ka shkuar në farmacinë e saj, dhe e ka vrarë.

Thuhet se farmacistja i kishte kërkuar të shoqit që të divorcohej, pasi ishte shumë xheloz për të. Autori fillimisht tentoi të mbulonte gjurmët duke pretenduar se farmacia nuk do të hapej për shkak të detyrimeve profesionale të bashkëshortes dhe më pas tentoi të vëtëvritej. 

Thuhet se çifti, i cili ka dy fëmijë të mitur, po përballej me problem por ende nuk dihen detaje të tjera. Deri më tani dyshohet se e ka mbytur gruan disa vite dhe më pas e ka lajmëruar vetë Policinë për të rrëfyer krimin. Ndërkohë që përveç rrethanave të ngjarjes, mister mbeten edhe identitetet e çiftit. 

55-vjeçari pasi u arrestua nga policia, u dërgua menjëherë në Spitalin e Kavallës, ku po mer mjekimin e duhur nën vëzhgimin e rojeve. Rasti po hetohet nga Drejtoria e Sigurimit të Kavallës, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes së 43-vjeçares.

 

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore rajoni greqi kavalla greqi kavalla

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2022, 09:43

FOTO/ Ilir Meta takon nipin e Ismail Qemalit

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me nipin e Ismail Qemalit, Nedim Aleksandër Vlora. Meta ka ndarë disa foto nga takimi. Ai tho...