Aktualitet

‘Tapë’ në timon! Testi i alkoolit e nxori zbuluar, arrestohet sërish shoferi i Institutit

6 Maj 2022, 06:43 Nga DOSJA
‘Tapë’ në timon! Testi i alkoolit e nxori zbuluar,

TIRANË– Arrestohet shoferi i linjës së Institutit në Tiranë. Shoferi 62-vjeçar, me inicialet N.K, u kap nga efektivët e policisë në rrugën ‘Dritan Hoxha’ duke drejtuar urbanin e linjës së Insititutit Bujqësor, në gjendje të dehur, e duke rrezikuar jetën e pasagjerëve. Shoferi iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili e nxori zbuluar, e më pas u procedua me arrestimin e tij.

Gjatë kryerjes se veprimeve policore, për verifikimin e nivelit te alkoolit, drejtuesi i autobusit i identifikuar me iniciale N. K, 62 vjeç, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur, konkretisht testi i parë 0.342 mg/l, testi i dytë 0.549 mg/l.’- thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo nuk është hera e parë që shoferi është ndaluar nga policia. Ai është arrestuar edhe në vitin 2019 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur. 

Alkooli është një nga shkaqet e aksidenteve. Brenda një jave në Tiranë janë aksidentuar 3 urbanë të linjave të ndryshme, për shkaqe të ndryshme. Nëse shoferi i linjës së Institutit nuk do ishte kapur nga policia, mund të ishte shkak i një aksidenti të mundshëm. 

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shoferi ne tirane tirane arrestohet shoferi ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2022, 09:43

FOTO/ Ilir Meta takon nipin e Ismail Qemalit

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me nipin e Ismail Qemalit, Nedim Aleksandër Vlora. Meta ka ndarë disa foto nga takimi. Ai tho...