Aktualitet

Presidenti i ri/ Gjiknuri ndryshe nga Rama: Flasim e me Berishën! Fatos Nano s’përjashtohet

6 Maj 2022, 08:00 Nga DOSJA
Presidenti i ri/ Gjiknuri ndryshe nga Rama: Flasim e me Berishën! Fatos

TIRANË– Sekretari i Përgjithshme i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri duket se ka dhënë dritën e parë jeshile për përfshirjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit. Në një kohë që kryeministri Edi Rama ka shprehur publikisht se nuk flet “me botën e përtejme”, duke iu referuar Berishës, Gjiknuri tha se kjo edhe mund të ndodhë nëse Enkelejd Alibeaj zëvendësohet për të zhvilluar negociatat. Ndërkohë që mohoi kategorikisht përfshirjen e ndërkombëtarëve, duke iu referuar propozimit të Ferdinand Xhaferaj për kryesimin e procesit të zgjedhjes së presidentit nga diplomatët e huaj në vendin tonë. Po ashtu, sipas tij, në një proces ku palët flasin shqip-shqip për të zgjedhur një shqiptar në krye të vendit, një propozim i tillë ngjan absurd.

I vënë përballë disa emrave, sekretari i Përgjithshëm socialist nuk ka rezistuar dhe ka dhënë mendimin e tij. Ai është pyetur nëse Fatos Nano mund të jetë një emër për t’u bërë për president, duke mos e përjashtuar. Ndërsa gjithashtu nuk konsideroi edhe të gjithë emrat që vetëshpallin kandidaturën për president, mes tyre edhe Elena Kocaqi e Sazan Guri. Ndër të tjera, Gjiknuri ka hedhur një ide për bashkimin e Partisë Demokratike duke thënë se mund të sjellin një kandidat që i bashkon.

Përveç çështjes së presidentit, Gjiknuri doli edhe si bashkëkryetar i komisionit të reformës zgjedhore, ku deklaroi sot se adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR është objekti i këtij komisioni, por shtoi se nuk ka asnjë emergjencë për të nisur nga puna. Edhe pse zgjedhjet lokale janë gati një vit larg. Ai deklaroi më tej se për zgjedhjet e përgjithshme duhet disa ndërhyrje në kod për arsye se Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar një dispozitë që ka të bëjë me pragun, apo me herësin për sa i përket listave të partive, duke u ndaluar edhe njëherë tek vota e emigrantëve. Ndërkohë që përmendi edhe punimet e fundit që po bëhen gati për nesër, ditë kur do të mbledhin Asamblenë e Partisë Socaliste.

Në takimin e fundit, Balla dhe Alibeaj ranë dakord se data e raundit të parë të votimit duhet të jetë 16 maji. Por nëse në raundin e parë asnjë prej kandidatëve nuk do të marrë 84 vota, atëherë jo me vonë se 7 ditë vijohet me raundin e dytë, i cili kërkon po aq vota sa i pari. Palët kanë mundësi të votojnë një emër konsensual deri në raundin e 3-të, në të kundërt mazhoranca mund ta zgjedhë e vetme me 71 vota në raundin e 4-të dhe të 5-të. Brenda grupit parlamentar socialist, ku secili prej deputetëve ka propozuar 3 emra të cilët nuk janë bërë publik. Por deri më tani, kryeministri Rama ka përjashtuar mundësinë që presidenti i ri të jetë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Sipas Kushtetutës, procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Po ashtu, bazuar në procedurën e Kushtetutës një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë, por raundi konsiderohet “i djegur”. Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota, të cilat Partia Socialiste i ka dhe i kalon në Kuvend, por është shprehur se kërkon konsensus që presidenti të jetë mbi dhe i zgjedhur nga të gjitha palët.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Zgjedhja e Presidentit/Gjiknuri: Ka me dhjetra propozime, s’besoj se opozita do emra nga PS

VD-EMRI i ri i Presidentit nga opozita? Gjiknuri: S’paragjykojmë, jemi të hapur nëse…

VD-Fatos Nano, president? Gjiknuri s’e mohon: Nuk përjashtohet!

Zgjedhja e Presidentit/ Kërkesa e PD për përfshirjen e ndërkombëtarëve, Gjiknuri: I pavendë

(a.b.k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore kryesore damian gjiknuri damian gjiknuri 6 maj 2022 zgjedhja e presidentit te ri damian gjiknuri damian gjiknuri 6 maj 2022 zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll