Aktualitet

VD-MEGA-AKSION në Fier! 180 policë futen në sera&tunele…dalin me 22 fidanë. Një në pranga

6 Maj 2022, 09:03 Nga DOSJA
VD-MEGA-AKSION në Fier! 180 policë futen në

FIER– Megaoperacion në Fier! 180 policë të Policisë së Shtetit janë angazhuar në një operacion anti-drogë gjatë aksionit “Wide” në zonën e Fieri, por kanë dështuar! Në fund të aksionit me 180 efektivë, përfshirë edhe ata të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të ndarë në 37 grupe, kanë kryer 1874 kontrolle në sera, tunele, banesa të braktisura, etj për të kapur vetëm… 22 bimë kanabisi. Gjatë kontrolleve në fshatin Cakran, në pranga u vendos 63-vjeçari Ilia Tafaj, i cili kishte mbjellë fidanët në banesë, kështu që përfundoi i arrestuar dhe do të duhet që të përballet me veprën penale “kultivim i bimëve narkotike”.


NJOFTIMI I PLOTË:

Kontrolle masive në territorin e qarkut Fier, për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Wide”. Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar. Gjatë ditës së djeshme, në të gjithë territorin e qarkut Fier, u zhvilluan kontrolle masive në kuadër të operacionit antikanabis “Wide”, gjatë të cilit u angazhuan rreth 180 forca policore të DVP Fier dhe të Komisariateve në varësi të saj, me mbështetje edhe të FNSH Fier.

37 grupet e kontrollit të ngritura në qarkun Fier, kanë ushtruar 1874 kontrolle në sera, tunele, banesa të braktisura, ambiente të mbyllura, magazina të ndryshme etj. Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Cakran, në banesën e shtetasit I. T., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 22 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të kultivuar në kubikë. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. T., 63 vjeç, banues në Cakran, Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet fier ilia tafaj operacioni wide fier ilia tafaj operacioni wide

Sondazh

Poll