Aktualitet

Dyshohet si lider i grupit kriminal/ Arrestohet biznesmeni shqiptar, ekstradohet në Spanjë

6 Maj 2022, 08:38 Nga DOSJA
Dyshohet si lider i grupit kriminal/ Arrestohet biznesmeni shqiptar, ekstradohet

TIRANË– Nikolin Janina, i njohur si biznesmen në Shqipëri, ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohet si trafikant droge. Janina do të ekstradohet në Spanjë, ku edhe akuzohet nga se ka qenë drejtues i një grupi kriminal me përbërje spanjollë dhe turq, të cilët trafikonin sasi të ndryshme heroine, morfinë dhe opiumi në disa shtete të Europës. 

Njoftimi i plotë i Policisë: 

Tiranë

Vijojnë operacionet per kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Madrid”, në kuadër të të cilit u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni policor, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana. Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, të shtetasit: N. J., 56 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Autoritet e drejtësisë Spanjolle në vitin 2015 kanë marrë një vendim për caktimin e masës së “arrestit në burg” ndaj Janinës, duke e akuzuar këtë të fundit për akuzën e “Pjesëmarjes në grupe kriminale të trafikimit të narkotikëve”. Në kuadër të këtij grupi kriminal që dyshohet se drejtohej nga biznesmeni i pllakave dhe hidrosanitareve, policia dhe prokuroria Spanjolle, ka sekuestruar një sasi prej 53 kg e 380 gramë heroinë. Ndërsa në vitin 2016, drejtësia spanjolle procedoi me nxjerrjen e emrit të biznesmenit Nikolin Janina. Në datën 12 korrik 2017, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të sekuestrojë 13 pasuritë e Janinës, duke urdhëruar që ato tashmë të administrohen dhe përdoren nga Agjensia e Administrit të Pasurive të Paluajtshme pranë Ministrisë së Financave. Në vitin 2018, Gjykata e atëhershme e Krimeve të Rënda urdhëroi të lirojë nga sekuestroja pasuritë e biznesmenit Nikolin Janina, që administronte kompaninë e njohur “Porcelanosa”. Pas hetimeve u vërtetua se ai e justifikonte pasurinë e tij prej disa miliona euro. Por megjithatë nuk iu “rrëzuan” akuzat nga Spanja.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne spanje nikolin janina operacioni "madrit" arrestohet shqiptari ne spanje nikolin janina operacioni "madrit"

Sondazh

Poll