Aktualitet

FOTO/ Ilir Meta takon nipin e Ismail Qemalit

6 Maj 2022, 09:43 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me nipin e Ismail Qemalit, Nedim Aleksandër Vlora. Meta ka ndarë disa foto nga takimi. Ai thotë se kishte kënaqësi që dëgjoi nga Vlora për lidhjen e ngushtë që ka me vendlindjen e të parëve. Po ashtu, presidenti bën të ditur se pret me padurim librin që do të botohet nga Vlora, për historinë 100 vjeçare të familjes së Ismail Qemalit.

POSTIMI I METËS:

I lumtur të takoja ngrohtësisht Nedim Aleksandër Vlora, nipin e Atit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesit të shtetit tonë modern, Ismail Qemali. Kënaqësi të dëgjoja prej tij për lidhjen e ngushtë që ndjente në zemër për vendlindjen e të parëve dhe akoma më bukur sesi këtë dashuri të madhe për Shqipërinë jua transmetonte nipërve e mbesës së tij, me kërkesën, që edhe në brezat e ardhshëm të ruhet tradita e trashëgimit të mbiemrit Vlora. Pres me padurim botimin e librit të Nedim Vlora mbi historinë 1000 vjeçare të familjes Vlora, për t’u njohur edhe me disa dokumenta të papublikuara më parë, për Ismail Qemalin.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll