Aktualitet

NGJARJA- Pronari kyç brenda kazinosë tek Selvia inspektorët e Policisë, arratiset pa gjurmë

6 Maj 2022, 07:31 Nga DOSJA
NGJARJA- Pronari kyç brenda kazinosë tek Selvia inspektorët e

TIRANË– Një ambient i përshtatur për kazino është kthyer në “burg” për inspektorët e Policisë së Shtetit. Pas disa informacioneve të marra në rrugë operative, “strofkulla” e lojrave të fatit është konstatuar fillimisht nga inspektorët e Agjensisë së Monitorimit të Lojërave të Fatit, të cilët kanë hyrë në këto ambjente. Në momentin që janë future brenda, të gjithë klientët kanë dalë jashtë me vrap, e bashkë me ta edhe pronari i biznesit, por nuk kanë harruar për të mbyllur derën e ambjentit të përshtatur si kazino, dhe lënë brenda punonjësit e AMLF-së.


“Të ngujuar” brenda në godinë, inspektorët njoftuan efektivët e Policisë së Shtetit se ishin të mbyllur brenda në godinë. Me të marrë sinjalin, efektivët e komisariatit nr.4 kanë shkuar në vendin e ngjarjes por edhe ata nuk kanë mundur që të hapnin dyert, duke kërkuar ndihmën e forcave zjarrfikëse. Ishin vetëm këto të fundit, ato që kanë bërë të mundur hapjen e derës për të bërë të mundur më pas inspektimin e plotë të biznesnit të paligjshëm gati në qendër të Tiranës. Brenda në dhomën e bodrumit të pallatit, Policia sekuestroi plot 9 kompjutera, ku 8 prej tyre ishin në gjendje pune.

Policia ka shoqëruar pronarin e ndërtesës, i cili ka treguar se e kishte dhënë me qira tek persona të tjerë, duke përmendur emrin e Sotir Beqos. 59-vjeçari është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, e do të përballet me drejtësinë për veprat penale: “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”. Deri më tani, Beqo nuk rezulton se ka qenë i dënuar për vepra të tjera penale. Megjithatë hetimet për këtë rast të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, janë duke vijuar për të mësuar se kush është personi që ka siguruar kompjuterat e lojrave të fatit.

SHIKO EDHE KËTË:

Lojëra fati brenda lokalit në Tiranë, shpallet në kërkim pronari, sekuestrohen 8 makineta

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni "gaminator 3" sotir beqo tirane operacioni "gaminator 3" sotir beqo tirane

Sondazh

Poll