Aktualitet

VD-Lojëra fati brenda lokalit në Tiranë, shpallet në kërkim pronari, sekuestrohen 8makineta

6 Maj 2022, 07:08 Nga DOSJA
VD-Lojëra fati brenda lokalit në Tiranë, shpallet në

TIRANË- Një 59-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi i janë gjetur 8 makineta që përdoreshin për lojra fati. Gjatë operacionit policor të koduar “Gaminator 3”, 59-vjeçari banues në Tiranë, ushtronte punën e paligjshme në ambjentet e një lokali.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale që përdoreshin për lojërat e fatit në ambjentet e lokalit i cili ishte në zonën e quajtur “Selvia”. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe 59-vjeçari i identifikuar si Sotir Beqo, do të akuzohet për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.


NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gaminator 3”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Sekuestrohen, në ambientet e një lokali, 8 makineta që përdoreshin për lojëra fati. Shpallet në kërkim pronari i tyre, i cili kishte vendosur në dispozicion lokalin, për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin “Gaminator 3″. Në kuadër të këtij operacioni u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

– S. B., 59 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në përdorim nga ky shtetas, në zonën e quajtur ”Selvia”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 makineta që përdoreshin për lojërat e fatit. Vijon puna për kapjen e shtetasit S. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje 59 vjeçar arrestohet nje 59 vjecar ne tirane operacioni "gaminator 3" sotir beqo arrestohet nje 59 vjeçar arrestohet nje 59 vjecar ne tirane operacioni "gaminator 3" sotir beqo

Sondazh

Poll