Aktualitet

E gjitha në VIDEO- Si i vendoste “gjobë” shqiptari biznesmenit italian: Dua 250 € çdo muaj

6 Maj 2022, 09:47 Nga DOSJA
E gjitha në VIDEO- Si i vendoste “gjobë” shqiptari

ITALI– Një shqiptar është kthyer në “tmerrin” e një pronari italian të një bar-restoranti në Riposto, duke iu shfaqur në derë fiks 10 ditë pas hapjes së biznesit të tij. 34-vjeçari shqiptar, ende i paidentifikuar me emër, u arrestua për gjobëvënie. Personi, ende i paidentifikuar, kishte kapur kulmin e aktivitetit të tij në shtator 2020, ndërkohë që Policia e kishte nën lupë si të përfshirë në grupin ‘Iddu’.

34-vjeçari i ishte afruar biznesmenit duke i kërkuar 250 euro në muaj, si “kontribut për të mbështetur familjet”, por italiani nuk pranoi të paguante. Megjithatë për të “jetuar i qetë”, duke ditur statusin kriminal të zhvatësit, pranoi që të organizonte bankete në ambientet e biznesit të tij me çmime të reduktuara, ose falas.

Por shqiptari nuk ishte ndalur me aq! Edhe pse fillimisht kishte pranuar ofertën, kishte dërguar më pas një familjarin e tij për t’i vendosur gjobë. Fatmirësisht Policia ndërhyri në kohë. Tani 34-vjeçari është arrestuar dhe po vuan dënimin në burgun Bicocca në Katania.

Marrë nga ilsicilia.it

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet itali shqiptari ne itali itali shqiptari ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2022, 09:43

FOTO/ Ilir Meta takon nipin e Ismail Qemalit

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me nipin e Ismail Qemalit, Nedim Aleksandër Vlora. Meta ka ndarë disa foto nga takimi. Ai tho...