Aktualitet

Drejtonte makinën nën efektin e drogës, pranga 34-vjeçarit në Lezhë. I pezullohet patenta

6 Maj 2022, 10:17 Nga DOSJA
Drejtonte makinën nën efektin e drogës, pranga 34-vjeçarit

LEZHË– Aparati AquilaScan është përdorur edhe në Lezhë. Në pranga ka rënë një 34-vjeçar me iniciale A.V., i cili rezultoi se drejtonte mjetin nën efektin e drogës. Gjithashtu, 34-vjeçari iu pezullua patenta për 12 muaj, iu zbritën 10 pikë nga leja e drejtimit, si dhe iu vendos gjobë 150 mijë Lekë të vjetra.

NJOFTIMI I PLOTË:

 

 

A post shared by Policia e Shtetit Shqiptar (@policiaeshtetitshqiptar)

Lezhë

Policia Rrugore e Lezhës nis përdorimin e aparatit AquilaScan, për testimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetet, nën efektin e lëndëve narkotike. Vihet në pranga një drejtues automjeti, që rezultoi pozitiv në përdorimin e lëndëve narkotike. Policia Rrugore e Lezhës, gjatë kontrolleve parandaluese me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, përveç kontrolleve në terren dhe përdorimit të dronit, ka nisur edhe përdorimim e aparatit AquilaScan, për testimin e shtetasve që drejtojnë automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike.

Si rezultat i përdorimit të aparatit AquilaScan, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. V., 34 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, në qytet Lezhë, duke pozicionuar automjetin, në mënyrë të parregullt, në rrugë. Gjatë kontrollit rezultoi se ky shtetas nuk dispononte asnjë dokumentacion për mjetin. Në këto kushte, shtetasi A. V. është shoqëruar, së bashku me automjetin e tij, në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale. Pas testit me aparatin AquilaScan rezultoi se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, shtetasit A. V. iu pezullu leja e drejtimit për 12 muaj, iu zbritën 10 pikë nga leja e drejtimit, si dhe iu vendos masa administrative 15.000 lekë të rinj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. Policia Rrugore e Lezhës apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet aquilascan lezhe policia e shtetit aquilascan lezhe policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2022, 09:43

FOTO/ Ilir Meta takon nipin e Ismail Qemalit

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me nipin e Ismail Qemalit, Nedim Aleksandër Vlora. Meta ka ndarë disa foto nga takimi. Ai tho...