Aktualitet

Integrimi në BE, Rama: Jemi peng i një bllokimi mes dy vendeve

6 Maj 2022, 08:36 Nga DOSJA
Integrimi në BE, Rama: Jemi peng i një bllokimi mes dy vendeve

TIRANË- Nis Konferenca e 18-të e kryetarave parlamentarë të nismës adriatiko-joniane. Gjatë konferencës fjalimin hapës e ka mbajtur kryeministri Edi Rama. Rama gjatë fjalimit të tij ka thënë se integrimi në BE për Shqipërinë është zgjidhja e vetme.

“Jemi peng i një VETO-je.Europa është zgjedhja jonë e parë me vullnet të lirë. Ndaj kjo është arsyeja se pse me vullnet të lirë po shtyjmë përpara dhe nuk mendojmë për ‘plan’ A, B apo C. Për Shqipërinë, plani A, B dhe C është Europa, Duhet të jemi të duruar”,- tha Kryeministri.

Kreu i qeverisë u ndal gjithashtu në një situatë që po përballet vendi ynë. Ai tha situata që vjen si pasojë e një bllokimi nga dy vendet Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, për shkak të mosmarrëveshjeve të tyre është një problem për Shqipërinë.

“Shqipëria është në një situatë të çuditshme, peng i një bllokimi midis fqinjit tonë dhe vendit mik Bullgarisë. Është nga ato situata që vetëm BE mund ta krijojë, nuk ka ndonjë shpjegim të matur se si mund të trajtohet.”-tha ai.

(k.m)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike edi rama zgjedhja e presidentit te ri edi rama zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll