Sport

Bileta e finales së Champions: “Mission Impossible”! Më e lira 3000 euro…

6 Maj 2022, 05:28 Nga DOSJA
Bileta e finales së Champions: “Mission Impossible”! Më e

ANGLI – Për shumë vite, blerja e një bilete për finalen e Champions League ka qenë një mision i pamundur. Real Madrid-Liverpool, më 28 maj, në “Stade de France”, nuk do t’i shpëtojë rregullit.

Në total, vetëm 12.000 vende janë hedhur në shitje për publikun e gjerë, e cila përfundoi më 28 prill. Do të ketë 15.600 tifozë të secilës skuadër finaliste, për të cilat UEFA hoqi dorë nga vënia në dispozicion e 10.000 biletave falas, duke ofruar 30% ulje të çmimeve të biletave për kategorinë 4 dhe 3.

Nëse bëni llogaritë, UEFA ka rezervuar më shumë se 30.000 vende për federatat dhe partnerët e saj anëtare. Çmimi i biletave varion nga 70 deri në 690 euro, por tashmë mund t’i harrojmë këto shifra. Në tregun e zi, aktualisht biletat më të lira për finalen e Champions League tregtohen mbi 3000 euro.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp champions league kundër real madridit “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp champions league kundër real madridit

Sondazh

Poll