Sport

Federata Angleze e Futbollit nuk heq dorë nga kënga “Tre Luanët”

6 Maj 2022, 05:13 Nga DOSJA
Federata Angleze e Futbollit nuk heq dorë nga kënga “Tre

ANGLI – Në vendin, ku futbolli dhe muzika janë të lidhura ngushtë, një këngë që i këndohet kombëtares, mund të ndezë debate të pafundme. Ky është rasti i këngës “Three Lions”, kënduar nga grupi “The Lightning Seeds”, i cili u kompozua me rastin e Kampionatit Europian të Futbollit të vitit 1996, të organizuar në Angli dhe që atëherë ka shërbyer, si një himn jozyrtar për “Tre Luanët” në çdo kompeticion të madh.

Ndërsa kjo këngë është konsideruar prej kohësh një titull tërheqës, teksti i së cilës tallet me pengesat e kombëtares angleze, ajo ka ndryshuar status muajt e fundit.

Gjatë Euros së kaluar, u ngritën zëra për ta përshkruar këtë këngë si arrogante, sepse ajo ka një frazë të përsëritur: “po vjen në shtëpi, futbolli po vjen në shtëpi” (“it’s coming home, football is coming home”).

Por synimi për ta ndalur këtë këngë, ka ngjallur zemërimin e ish-lojtarëve të kombëtares, si Paul Gascoigne, i cili së fundi deklaroi për “The Sun”: “Kjo këngë është pjesë e ADN-së sonë, ajo na kishte ndihmuar në 1996 (Anglia kishte arritur në gjysmëfinale të Euros) dhe do të ndihmojë djemtë që do të shkojnë në Katar (për Kupën e Botës 2022)” . 

Tani Gazza mund të qetësohet, FA njoftoi me një deklaratë zyrtare për shtyp të enjten, se ajo nuk do të ndahet nga kënga “Three Lions”, e cila do të vazhdojnë të përdoret edhe “gjatë turneut të ardhshëm” në ndeshjet e kombëtares…

B.T (Dosja.al)

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport “tre luanët” edhe tyrone mings anësori me 107 ndeshje me “tre luanët” paul gascoigne “tre luanët” edhe tyrone mings anësori me 107 ndeshje me “tre luanët” paul gascoigne

Sondazh

Poll