Sport

Aktet pedofilie: Arrestohet presidenti i Federatës së Futbollit të Gabonit

6 Maj 2022, 05:23 Nga DOSJA
Aktet pedofilie: Arrestohet presidenti i Federatës së Futbollit

GABON – Presidenti i Federatës së Futbollit të Gabonit (Fégafoot), Pierre-Alain Mounguengui, u padit dhe u vu nën arrest në Libreville, për “mos raportim të krimeve të pedofilisë” ndaj sulmeve të supozuara seksuale ndaj qindra fëmijëve, tha avokati i tij për AFP të enjten.

Skandali, i zbuluar nga e përditshmja britanike “The Guardian” në dhjetor 2021, shpërtheu kur Patrick Assoumou Eyi, trajner i ekipit kombëtar U-17 deri në vitin 2017 dhe një figurë e njohur në futbollin gabonez me pseudonimin “Capello”, u burgos pasi u akuzua për qindra përdhunime dhe sulme seksuale ndaj fëmijëve.

Që nga arrestimi i tij, dy trajnerë të tjerë, Orphée Mickala dhe Triphel Mabicka, gjithashtu janë paditur për të njëjtat akuza dhe janë burgosur. Tre burrat rrezikojnë deri në 30 vjet burg.

Pierre-Alain Mounguengui, 64 vjeç, i rizgjedhur në fund të prillit në presidencën e Fégafoot, “u padit për mosdenoncim të krimeve të pedofilisë, të cilat ai e kundërshton, – tregoi për AFP avokati i tij, Charles-Henry Gey. – Ne kërkuam lirimin e tij të përkohshëm”. 

“Jemi në delir, pasi për momentin nuk ka asnjë viktimë të identifikuar,- deklaroi Me Gey, duke shtuar: – Kjo aferë është vetëm një pretekst që Pierre-Alain Mounguengui të mos jetë më president i Fegafoot”. 

Të martën, FIFA ka hapur një hetim disiplinor, duke patur si subjekt tre trajnerët e akuzuar për akte pedofilie, si dhe Pierre-Alain Mounguengui.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport akuzat për pedofili për sulme seksuale të supozuara ndaj qindra fëmijëve pseudonimin "capello" sulme seksuale online akuzat për pedofili për sulme seksuale të supozuara ndaj qindra fëmijëve pseudonimin "capello" sulme seksuale online

Sondazh

Poll