Sport

Jo vetëm Investcorp, për Milanin vjen ofertë nga një kompani amerikane! Zbulohet oferta

5 Maj 2022, 20:29 Nga DOSJA
Jo vetëm Investcorp, për Milanin vjen ofertë nga një kompani

ITALI– Milan është në shitje, por Investcorp nuk është i vetmi i interesuar për të blerë klubin kuqezi. Në tryezën e bisedimeve të fondit Elliott ka ardhur edhe një tjetër ofertë nga një kompani. RedBird Capital, kompani e cila është e përfshirë në klubin e Liverpool ka ofruar mbi 1 miliard euro për të marrë aksionet e Milanit.

RedBird është një nga investitorët më të mëdhenj në botë në sportet e nivelit të lartë dhe kompanitë e teknologjisë së lidhur. Fondi amerikan në korrik 2020 bleu aksionet e Toulouse në Francë, një klub që sapo ka festuar promovimin në Ligue 1, duke marrë 85% të aksioneve të klubit.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport milan milan

Sondazh

Poll