Sport

VD/ Moyes humb durimin: karton i kuq pasi goditi me top drejt një fëmije!

6 Maj 2022, 05:01 Nga DOSJA
VD/ Moyes humb durimin: karton i kuq pasi goditi me top drejt një

GJERMANI – Duhej të ishte një natë historike për West Hamin, por në fund ishte një zhgënjim i madh. Skuadra londineze nuk arriti ta ndryshonte rezultatin në Frankfurt (1-2) dhe pas disfatës së ndeshjes së parë, humbi edhe në të dytën 1-0 kundër djemve të Eintrahtit, të cilët siguruan me meritë biletën për në finalen e Europa League.

Ndeshja u ndërlikua pas disa minutash, me përjashtimin me karton të kuq të mbrojtësit të majtë Cresswell (19’) për një faull ndaj Hauge, më pas situata u përkeqësua me golin e Borré.

Në pjesën e dytë, erdhi edhe e kuqja për David Moyes: trajneri skocez u përjashtua nga gjyqtari për shkak se goditi topin drejt një fëmije, që mblidhte topat në stadium. Ky episod aspak i bukur, ndodhi në minutën e 77-të të ndeshjes.

Babai i trajnerit të West Ham, që ishte në tribunën në moshën 86-vjeçare për të mbështetur “Hammers”, sigurisht që nuk ka qenë krenar për këtë veprim të djalit të tij.

RED CARD ?

David Moyes is sent off after angrily kicking the ball away ?#beINUEL #UEL #SGEWHU

Watch Now ? https://t.co/NRYe31nXnO pic.twitter.com/QKhVEyf1EO

— beIN SPORTS (@beINSPORTS_EN) May 5, 2022

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport david moyes eintrahtit europa league së bashku me west ham west ham david moyes eintrahtit europa league së bashku me west ham west ham

Sondazh

Poll