Sport

Përleshje në Frankfurt, 30 arrestime dhe 2 të plagosur para Eintraht-West Ham

5 Maj 2022, 17:11 Nga DOSJA
Përleshje në Frankfurt, 30 arrestime dhe 2 të plagosur para

GJERMANI – Policia e Frankfurtit arrestoi rreth tridhjetë tifozë të Eintracht dhe West Ham të enjten, për shkak të përleshjeve, që lanë të paktën dy të plagosur, pak orë para gjysmëfinales së dytë të Europa League (21:00).

Dy tifozë të klubit londinez u gjetën pa ndjenja dhe u shtruan në spital, tha policia në një deklaratë. Forcat e sigurisë shpërndanë një grup prej rreth 800 vizitorësh anglezë në zonën e stacionit, ku “mbështetësit e të dy ekipeve po kërkonin një konfrontim”.

Pas fitores së klubit gjerman në ndeshjen e parë (2-1), rreth 5.000 tifozë britanikë, disa prej të cilëve të klasifikuar si “të rrezikshëm”, mbërritën në kryeqytetin financiar europian, ku policia është në gatishmëri, e ndihmuar edhe nga qindra zyrtarë të mobilizuar.

Natën e së martës deri të mërkurën, një grup tifozësh të West Ham ishin sulmuar në një bar në Frankfurt nga 15 deri në 20 burra, të maskuar dhe të veshur me ngjyrat e Eintracht. Një 34-vjeçar britanik është dërguar në spital me lëndime të lehta. Sulmuesit kishin ikur kur mbërriti policia dhe askush nuk mund të arrestohej.

Të martën, dy britanikë u sulmuan gjithashtu nga gjashtë burra të identifikuar, si tifozë të Eintracht, të cilët u arrestuan më vonë. Në ndeshjen e parë, dy gazetarë gjermanë u sulmuan nga tifozët e West Ham brenda stadiumit “Olimpik” të Londrës.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport eintracht frankfurt eleminimi nga europa league në ndeshjen kundër eintracht frankfurt së bashku me west ham eintracht frankfurt eleminimi nga europa league në ndeshjen kundër eintracht frankfurt së bashku me west ham

Sondazh

Poll