Sport

Eleminimi i Man.City-t, tifozët kundër Guardiolës dhe yllit të skuadrës; Çfarë janë…

5 Maj 2022, 19:26 Nga DOSJA
Eleminimi i Man.City-t, tifozët kundër Guardiolës dhe yllit

ANGLI– Real Madrid mundi Manchester City-n në gjysmëfinalen e Champions League. Një eleminim që erdhi vetëm në sekondat e fundit me dy golat e Rodrygos dhe më pas me penalltinë e shëndërruar në gol nga Benzema në kohën shtesë. Një zhgënjim i madh për Guardiolën dhe skuadrën e tij, por edhe për tifozët që nisën sulmet në rrjetet sociale. Tifozët e Manchester City-t, shprehën zhgënjimin e tyre veçanërisht në Twitter, duke kritikuar Pep Guardiolën por edhe De Bruyne.

Një tifoz ka shkruar: “Një tjetër sezon i dështuar në Champions League, si e humbëm ndeshjen me 2 gola të tjerë? Zhgënjyese!”. Një tjetër tifoz shtoi: “Disa nga këta lojtarë kanë qenë fenomenal gjatë gjithë sezonit, por sot ata patën një paraqitje të tmerrshme. Zhgënjim për Guardiolën dhe De Bruyne. “Sterling dhe Grealish ishin zëvendësime të tmerrshme…

Shumë kritika edhe për De Bruyne që “u fsheh” gjatë gjysmëfinales së Champions League. “De Bruyne vazhdon të zhduket në ndeshje të rëndësishme” dhe “De Bruyne ishte i tmerrshëm” janë dy komentet e tjera në Twitter për belgun.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport guardiola manchester city guardiola manchester city

Sondazh

Poll