Sport

Funerali i Raiolës në formë private, cilët futbollistë i dhanë lamtumirën e fundit agjentit

5 Maj 2022, 19:19 Nga DOSJA
Funerali i Raiolës në formë private, cilët futbollistë

ITALI-Djemtë e tij. Nga Fabregas te Haaland. Nga Donnarumma te Verratti. Nga Kluivert Junior te Ibrahimovic. Të gjithë u mblodhën në kishën e Saint-Charles për ti dhënë lamtumirën e fundit Mino Raiola-s, i cili ndërroi jetë më 30 prill në spitalin San Raffaele në Milano, pas një sëmundjeje të gjatë.

Raiola, i cilësuar si “më shumë baba se agjent”, siç nënvizoi në predikimin e tij At Claudio, i cili kryesoi ritin e varrimit pasditen e sotme në kishën e Principatës. Në ceremoninë mortore të menaxherit të njohur, është preferuar që të ruhet sa më shumë privatësia e atyre që i kanë qëndruar pranë. Përveç familjarëve dhe bashkëpunëtorëve më të afërt, nuk munguan as miq nga Italia.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport raiola raiola

Sondazh

Poll