Sport

Dinamo, barazim që nuk e nxjerr nga telashet, Vllaznia vazhdon me gafat në rezultate

5 Maj 2022, 16:51 Nga DOSJA
Dinamo, barazim që nuk e nxjerr nga telashet, Vllaznia vazhdon me gafat

ELBASAN– Pas 7 humbjeve rradhazi, Dinamo merr një pikë ndaj Vllaznisë. Takimi i javës së 32-të u mbyll me shifrat 0-0, duke lënë të pakënaqur dy skuadrat.

Një rezultat që nuk i përgjigjet aspak rasteve të shumta të krijuara në fushën e lojës. Mungesa e finalizimit, por dhe gatishmëria e Simonit dhe Zogovic bënë që ky takim të mbyllej me rrjeta të paprekura.

Kur kanë mbetur edhe katër javë kampionat, Dinamo mbetet 10 pikë larg zonës play-out dhe vetëm matematika mban në lojë kryeqytetasit, ndërkohë ky barazim ndërlikon jo pak situatën sa i përket pjesëmarrjes në Kupat e Europës.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport dinamo vllaznia dinamo vllaznia

Sondazh

Poll