Sport

Conf.League/ Abraham nënshtron Leicester: Roma në finale pas 31 vitesh, Feyenoord në Tiranë

5 Maj 2022, 20:55 Nga DOSJA
Conf.League/ Abraham nënshtron Leicester: Roma në finale pas 31

EUROPË– Roma dhe Feynoord janë dy skuadrat finaliste të Conference League që do të luhet në Tiranë më datë 25 maj. Skuadra e Jose Mourinhos mposhti në ‘Olimpico’ Leicester me golin e Abraham në minutën e 11′, ndërkohë që sfida e parë kishte përfunduar me shifrat 1-1.

Ndërkohë në takimin tjetër, Marseille-Feynoord, sfida zhvilluar në ‘Velodrome’ nuk prodhoi asnjë gol, me skuadrën holandez që shkon kështu në finale pas fitores në ndeshjen e parë me shifrat 3-2.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport conference league conference league

Sondazh

Poll