Sport

Në shtesën e dytë të Real Madrid-Man.City, u luajtën vetëm 7.5 minuta lojë

5 Maj 2022, 14:41 Nga DOSJA

SPANJE – Shtesa e dytë e ndeshjes gjysmëfinale të Champions League, mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, e cila sipas rregullores zgjat 15 minutave dhe me shtesën 2’50” nga gjyqtari italian Daniele Orsato shkoi në 17’50” si kohëzgjatje. Por realisht, në këtë fraksion kohor, pati një loje reale, që nuk arriti në 8 minuta.

Saktësisht, koha reale e lojës, në pjesën e dytë të shtesës ishte 7’38”. Ndërprerjet e vazhdueshme (katër faull, një zëvendësim i dyfishtë, goditje këndi, goditje dënimi, rivënie, dëmtimi i Militaos…) dhe humbja e kohës nga Real Madrid reduktoi pothuajse në asgjë kohën aktuale, në të cilën topi duhej të ishte në lojë.

Në fakt, kur koha e shtesës arriti në 15 minuta, kohëzgjatja ‘zyrtare’ e saj ishte vetëm 5’32” lojë efektive, që është e barabartë me 35.5% të kohës së gjatësisë ‘zyrtare’.

Kjo do të thotë se ishin humbur pothuajse 9’30”, pavarësisht se Orsato akordoi vetëm tre minuta shtesë, të cilat në fund mbetën në 2’50”, në momentin kur italiani fishkëlleu fundin e ndeshjes.

Nga 5’ e para të asaj periudhe të kohës së dytë shtesë, u luajtën vetëm 1’31”. Midis minutave 5-10 u luajtën 1’36”. Dhe në 5’ minutat e fundit, vetëm 2’25”. Nga tri minutat shtesa teorike, topi ishte në lojë për 2’06”.

Në total, nga 17’50” që zgjati pjesa e dytë e shtesës, topi u luajt për 7’38”, 42% të kohës së lojës.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport blerjes verore të manchester cityt champions league kundër real madridit gjyqtari italian daniele orsato blerjes verore të manchester cityt champions league kundër real madridit gjyqtari italian daniele orsato

Sondazh

Poll