Politike

Integrimi i Ballkanit Perëndimor, Lajcak: Nuk jemi më të besueshëm në rajon

26 Prill 2022, 12:44 Nga DOSJA
Integrimi i Ballkanit Perëndimor, Lajcak: Nuk jemi më të

BULLGARI– Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, në fjalën e tij në Forumin BE-Ballkani në Sofje, tha se problemi është i kombinuar nga të dyja palët, por e cilësoi si kyçe mungesën e kredibilitetit në BE nga vendet partnere ballkanike, për të cilat tha se janë të demotivuara.

Është kombinim, por të bëhemi të sinqertë, problemi është se perspektiva europiane s’po shihet më si kredibile. Ne kemi tejkaluar qëllimet, kemi ardhur me kushte shtesë dhe demotivimi i partnerëve tonë nuk është dashur të ndodhë. Ata më nuk po na besojnë se ne jemi seriozë kur ne flasim për perspektivën europiane…ne presim nga ata që të ndërmarrin reforma të vështira europiane, nga të cilat vjen anëtarësimi në fund. Ne duhet të rikthejmë besimin në procesin e zgjerimit të BE-së dhe besoj që kjo do të ndikojë pozitivisht në performancën e partnerëve tonë. Kjo duhet të ndryshojë”, tha Lajçak.

Ai tha se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë në faza të ndryshme të integrimit europian dhe u shpreh se nëse shtetet e Ballkanit mendojnë se zgjerimi do të ndodhë vetvetiu dhe lufta në Ukrainë do t’i shtyjë drejt anëtarësimit në BE, atëherë gabohen.

“Sigurinë e kemi marrë si të mirëqenë, por tashmë është e qartë që s’mund të merret asgjë për të mirëqenë. Siguria ka shumë dimensione, me të cilat jemi duke u përballur, përfshirë sigurinë energjetike dhe atë ushqimore. Ne duhet të forcojmë sigurinë tonë në shumë dimensione”.-shtoi ai.

LAJMI KRYESOR/BE takim me Forumin e Ballkanit në Sofje, qëndrimi i Bullgarisë ‘djeg’ Shqipërinë

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike forumi be-ballkan ne sofje miroslav lajčák forumi be-ballkan ne sofje miroslav lajčák

Sondazh

Poll