Politike

Bllokimi/Metsola: E papranueshme që ende nuk kanë filluar negociatat me Shqipërinë

26 Prill 2022, 11:21 Nga DOSJA
Bllokimi/Metsola: E papranueshme që ende nuk kanë filluar negociatat

BULLGARI- Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola ka kritikuar ashpër vendet e Bashkimit Europian për ngecjen e procesit të integrimit për Shqipërinë dhe maqedoninë e Veriut.

Në fjalën e saj në konferencën që po mbahet në Sofje e titulluar “BE takohet me Forumin e Ballkanit: Mësimi i Ukrainës, Zgjerimi i BE-së si antidot i luftës”, Metsola u shpreh se BE-ja nuk duhet të shpik kritere të reja për pranimin e vendeve kandidate.

BE duhet të mendojë për mënyrat për të përshpejtuar procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor sepse stabiliteti në fqinjën e menjëhershme është jetik për vetë stabilitetin e BE-së,” tha Roberta Metsola.

Si shembull, ajo tha se besueshmëria e BE-së u minua nga fakti se vendet anëtare të bllokut ende nuk kanë filluar negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pavarësisht se kanë përmbushur kërkesat e BE-së.

BE-ja duhet të tregojë qartësi për vendet e Ballkanit Perëndimor sepse ato kanë trokitur në dyert tona për një kohë të gjatë,” tha Metsola.

Ajo kërkoi gjithashtu më shumë hapa për t’i dhënë statusin e kandidatit për Bosnje dhe Hercegovinën pasi “integrimi në BE do t’u sillte atyre një frymëmarrje shumë të nevojshme dhe të pritur për të kapërcyer efektivisht të kaluarën.”

LAJMI KRYESOR/BE takim me Forumin e Ballkanit në Sofje, qëndrimi i Bullgarisë ‘djeg’ Shqipërinë

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike forumi be-ballkan ne sofje roberta metsola forumi be-ballkan ne sofje roberta metsola

Sondazh

Poll