Politike

Fitorja e Macron, Manja: Shpresë për integrimin në BE, duhet të funksionojmë si sahat…

26 Prill 2022, 09:02 Nga DOSJA
Fitorja e Macron, Manja: Shpresë për integrimin në BE, duhet

TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, me anë të një reagimi ka përshëndetur fitoren e Macron duke e cilësuar si një hap shprese për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Gjatë aktivitetit të zhvilluar nga ministria e Drejtësisë, Manja tha se fitorja e Macron sjell shpresë dhe është një proces që tregon se vëzhgimi ndaj vendit do të rritet dhe kërkesat do të ashpërsohen.

‘Zgjedhja e Macron është një hap shpresë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE. Me fitoren e Macron kemi shpresë për çeljen sa më shpejt të negociatave të Shqipërisë me BE. Vitet e fundit ishim dëshmitar për procesin e tej-zgjatur së negociatave pavarësisht se Shqipëria ka plotësuar kushtet. Megjithatë përpjekjet tona nuk janë ndalur dhe janë të mëdha, pasi kemi siguruar që ky proces nis brenda vitit. Ma hapjen e plotë të negociatave komunikimi me strukturat e Bashkimit Europian do të intensifikohen, negociatat do të jenë një proces tej kompleks por ne do ti ofrojmë funksionarët më të mirë të cilët do të mbajnë peshën e madhe për progresin e Shqipërisë. Këta funksionarë kanë peshën e madhe të integrimit të Shqipërisë. Cdo punë do të shumëfishohet, sytë vëzhghues do të riten, kërkesat do të ashpërsohen. Ne duhet të funksionojmë si sahat që nga momenti i fillimit derin në intergimin e plotë të Shqipërisë në BE. Ministria e Drejtësisë ka bërë përpjekje dhe drejton këtë proces në bashkëpunim me ministrinë e Europës të punëve të jashtme. Në Ministrinë e Drejtësisë nga muaji shtator ka një drejtori e cila fokusohet në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.‘- tha Manja.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ulsi manja ulsi manja

Sondazh

Poll