Politike

Zgjedhjet për kryetar dege në Bulqizë! Tërhiqet një nga kandidatët, dy në garë

26 Prill 2022, 07:12 Nga DOSJA
Zgjedhjet për kryetar dege në Bulqizë! Tërhiqet një nga

BULQIZË– Ditën e sotme ka nisur procesi i votimit për kryetarin e degës së Partisë Demokratike në Bulqizë. Sot pritet të votojnë rreth 2200 votues. Procesi nisi që në orën 8-00 të mëngjesit ku po vijon me një pjesëmarrje të lartë.

Në garë për kryetar të degës janë Fatos Hoxha dhe Shaqir Manjani, pasi njëri nga kandidatët Defrim Fiku i cili ishte dhe kryetari aktual është tërhequr gjatë ditës së djeshme.

Zgjedhjet për kryetar dege në Bulqizë u zhvilluan fillimisht ditën e dielë. Pas mosmarrëveshjeve mes kandidatëve dhe votuesve, procesi u shty për të rinisur sot.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bulqize defrim fiku zgjedhje ne deget e pd bulqize defrim fiku zgjedhje ne deget e pd

Sondazh

Poll

Politike 25 Prill 2022, 17:35

Zgjidhet kryetari i PD në Mirditë

TIRANË– Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka njoftuar se është mbyllur procesi zgjedhor për zg...