Politike

Integrimi/Bullgaria nuk tërhiqet, Varhelyi: Jam i zhgënjyer, procesi duhet të niste

26 Prill 2022, 10:52 Nga DOSJA
Integrimi/Bullgaria nuk tërhiqet, Varhelyi: Jam i zhgënjyer, procesi

BULLGARI– Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka komentuar deklarata e ministres së jashtme të Bullgarisë Teodora Gençovska e cila tha se Bullgaria nuk tërhiqet nga vendimi i saj në lidhje me maqedoninë e Veriut.

Sipas Varhelyi ka shprehur zhgënjimin e tij mbi qëndrimin e kryediplomates bullgare pasi shpresoi se proçesi i integrimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të kishte avancuar.

Çështja për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kur do fillojmë procesin e negociatave të anëtarësimit. Nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim, që jemi ende duke vazhduar të diskutojmë këtë çështje. Ne menduam se e kishim zgjidhur dy vjet më parë dhe tani kjo është sërish në tryezë”.-tha Varhelyi.

Më herët Genchovka tha se Bullgaria i qëndron kërkesës së saj që Maqedonia e Veriut të regjistrojë bullgarët në Kushtetutën e saj.

“Për të filluar procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, mbetet kërkesa që Republika e Maqedonisë së Veriut të regjistrojë bullgarët në Kushtetutën e saj”, deklaroi Genchovska para konferencës në Sofje, takimet e BE-së për Ballkanin, me pjesëmarrjen e vendeve evropiane.

Komisioneri Várhelyi gjatë vizitës së tij në Bullgari do të takohet me presidentin Rumen Radev, kryeministrin Kiril Petkov dhe me ministren e Jashtme Teodora Gençovska për të diskutuar për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

LAJMI KRYESOR/BE takim me Forumin e Ballkanit në Sofje, qëndrimi i Bullgarisë ‘djeg’ Shqipërinë

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike integrimi i shqiperise ne be olivér várhelyi integrimi i shqiperise ne be olivér várhelyi

Sondazh

Poll