Politike

‘Dikur krenaria e sportit shqiptar’ Meta i jep titullin ‘Mjeshtër i Madh’ 5 volejbollistëve

26 Prill 2022, 12:03 Nga DOSJA
‘Dikur krenaria e sportit shqiptar’ Meta i jep titullin

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me Titullin ‘Mjeshtër i Madh” volejbollistë dhe volejbolliste të spikatur nën motivacionin: Burim frymëzimi për brezat e sportistëve të rinj.

Volejbolli, dikur krenaria e sportit shqiptar, shënoi për dekada suksese të paimagjinueshme falë talenteve të jashtëzakonshëm, që kujtohen me nostalgji dhe nderohen nga spordashësit.“- u shpreh Meta.

Me anë të një ceremonie të veçantë, Presidenti çmoi me Titullin “Mjeshtër i Madh” ish-volebollisten Eva Kavaja, Theodhora Koço (Qoshja), Ylli Shehin, Anastas Panteqi si dhe Hasan Gurabardhi.

Në fjalën e Tij drejtuar ish-sportistëve, familjarëve dhe kolegëve të tyre, Presidenti Meta u shpreh se volejbolli është një nga sportet që na ka bërë të ndihemi krenarë me rezultatet e tij, prandaj me kënaqësi të veçantë, dua të vlerësoj karrierën sportive dhe rezultatet e larta, të disa prej ish-sportisteve dhe trajnerëve të shquar të këtij sporti.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike eva kavaja ilir meta kreshnik tartari eva kavaja ilir meta kreshnik tartari

Sondazh

Poll