Politike

VD-Balla: Me Sali Berishën nuk ka dhe nuk do të ketë negociata!

26 Prill 2022, 10:17 Nga DOSJA
VD-Balla: Me Sali Berishën nuk ka dhe nuk do të ketë negociata!

TIRANË– Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se Partia Socialiste nuk do të negociojë me Sali Berishën. Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, Balla tha për mediat se Berisha nuk ekziston si grup parlamentar.


“Sali Berisha nuk ekziston, as si grup parlamentar, dhe po jua them që me Sali Berishën, as nuk ka dhe as nuk do të ketë ndonjëherë negociata për asgjë. Për ne Sali Berisha nuk ekziston, ajo që unë di është që në Kuvend rezultojnë të depozituara si grupe parlamentare, PD me drejtues Enkelejd Alibeajn, dhe dy grupet e tjera që drejtohen nga zoti Fatmir Mediu dhe Mesila Doda. Natyrshëm që gjatë këtij procesi PS do të zbatojë vendimmarrje që vijnë edhe nga kryesia e partisë, por kjo mund të bëhet vetëm përmes grupit parlamentar. Kryeministri Edi Rama ka qenë shumë i qartë, kur ka thënë se me Sali Berishën as ka dhe as nuk do të ketë negociata. Unë nuk njoh një grup me këtë… si e kishte emrin? Faleminderit!”, u shpreh Balla.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike taulant balla taulant balla

Sondazh

Poll