Politike

VD-Presidenti/ ‘Sa do pritet opozita për propozimet?’ Balla: Kanë pasur kohën e nevojshme

26 Prill 2022, 09:44 Nga DOSJA
VD-Presidenti/ ‘Sa do pritet opozita për propozimet?’ Balla:

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se opozita ka pasur kohën e nevojshme për të dërguar propozimet për president. Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PS, Balla i bëri thirrje opozitës duke iu thënë se data 24 maj është afati i fundit.


24 maji është përcaktuar si një datë kur duhet filluar. Raundi i parë me 10 maj është e pranueshme dhe e kënaqshme. Të gjithë e dinim se presidenti zgjidhet në muajin maj, e dinin se kanë pasur kohën e nevojshme. Duke qenë se kjo javë u shty takimi që njoftuam me shoqërinë civile, do të shtyhet për javën tjetër, ftesa ime është që në atë takim të jemi bashkë me tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, zotin Alibeaj, zonjën Doda dhe zotin Mediu. Aftët këtu i ka vendosur kushtetuta, 24 maji si datë që procesi të ketë filluar, por ai është afati i fundit, do ishte pa vend që raundi i parë të bëhej një ditë para datës së fundit, besoj se është afat i mjaftueshëm, secila palë ka pas kohën e nevojshme, e dimë që Presidenti zgjidhet në maj, kështu që ka pasur kohë mjaftueshëm secila palë’- tha Balla.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike taulant balla taulant balla

Sondazh

Poll