Politike

VD-Zgjedhja e presidentit! Balla: Me 4 Maj zhvillohet Konferenca e kryetarëve, me 10 votimi

26 Prill 2022, 09:36 Nga DOSJA
VD-Zgjedhja e presidentit! Balla: Me 4 Maj zhvillohet Konferenca e

TIRANË– Konferenca e Parë e Kryetarëve do të zhvillohet në 4 Maj. Këtë deklaroi ditën e sotme kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla. Pas përfundimit të mbledhjes, Balla tha se kanë marrë parasysh kërkesën e Fatmir Mediut dhe Mesila Dodës për të pasur më shumë kohë, ndërsa shtoi se me datë 10 maj do të zhvillohet raundi i parë i votimeve për presidentin.


‘Shqyrtuam kërkesën e Mediut dhe Dodës për të pasur më shumë kohë në dispozicion. Spostuam me disa ditë të mbajtjes së konferencës së parë të kryetarëve. Do të mbahet me datën 4 maj. Më 10 maj do jetë raundi i parë për presidentin. Të gjitha grupet parlamentare duhet të merrnin kohën e nevojshme për të reflektuar. Me rëndësi është që të kemi një president për të unifikuar unitetin e popullit,. Koha është e mjaftueshme që deri javën tjetër të jetë një kohë për të qartësuar mënyrën e negocimit për profilin e presidentit të republikës” ‘- tha Balla.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike taulant balla taulant balla

Sondazh

Poll